Manjani sulmon sërish për kanabisin: Duhen larguar policë dhe në këto 4 drejtori

Shqipëria

Manjani sulmon sërish për kanabisin: Duhen larguar policë dhe në këto 4 drejtori

Më: 3 prill 2017 Në ora: 10:12
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani

Ironitë dhe sulmet e ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani ndaj Policisë së Shtetit dhe sidomos ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri nuk kanë mbaruar ende! Një ditë pasi Policia e Shtetit shkriu thuajse një drejtori të tërë të sajën në Laç, Manjani ka gjetur aty konfirmimin e akuzave që ai derdhi ndaj saj ditën e largimit nga detyra dhe thotë se ka ende për policë që duhen larguar

“Ka ende shumë policë të “Policisë që deshën”, në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër e Durrës! Duhet pastruar Policia që të ç'kanabizohet Shqipëria!”- shkruan ai në Twitter, në vazhdim të një mesazhi të mëparshëm:

“Konfirmohet zyrtarisht nga vetë Policia, se paska në radhët e saj kultivues e trafikantë hashashi! Ky është dhe fundi i “Policisë që deshën”.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat