Mesazhe dhe takime me ndërkombëtarët, por Basha tërhiqet nga kushtet

Shqipëria

Mesazhe dhe takime me ndërkombëtarët, por Basha tërhiqet nga kushtet

Më: 3 prill 2017 Në ora: 12:26
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot se opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj për një qeveri teknike.

Nga çadra ku prej më shumë se një muaj po protestojnë dhe ngrenë zërin për një qeveri teknike, kreu i opozitës lejoi edhe akuza ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama.

"Në këtë shesh konfirmojmë vendimin e marrë me 18 shkurt. Por çdo ditë është e rëndësishme dhe e domosdoshme të kujtojmë arsyet e thella që e sollën Shqipërinë këtu. Arsyet e vërteta të këtij vendimi të paprecedent. Nga ky shesh qytetarë të ndryshëm kanë folur për hallet e përditshmerisë se tyre. Secili gjen veten tek rrëfimet e halleve që dëgjuam sot këtu. Shqiptarët janë bashkuar si kurrë më parë nën peshën e halleve që i kanë zënë. 

Kjo s’do të thotë se vijmë me naivitetin se gjithçka ishte parajse 3 vjet e gjysmë para. Por pyetja më e rëndësishme është a kemi sot fuqi blerëse më të lartë? A paguani me pak taksa? A paguani me lirë energjinë elektrike apo faturën e ujit me pak se para 3 vitesh e gjysme? Jo! 

Rama thotë se ka hapur 195 mijë vende pune. Faktikisht ata janë 200 mijë shqiptarë të emigruar. Kjo është shifër e Bashkimit Europian, jo e PD. Nuk është shifër se 200 mijë shqiptarë të larguar nga shtëpitë e tyre janë 200 mijë tragjedi, 200 mijë tragjedi, që flasin më mirë se çdo gazetar. Janë produkt i drejtpërdrejtë i një Shqipërie të shfrytëzuar dhe të një pushteti të korruptuar deri në palcë. 

Në një fakt kishin të drejtë dje: Edhe të majtë, edhe të majtë po trajtohen nelloj nga qeveri. Të gjithë po humbin me çetën e korruptuar dhe kriminale në pushtet. E vërteta është se kanë bërë shumë në këto tre vjet e gjysëm: kanë mbyllur 27 mijë biznese, kanë shpenzuar 1 miliardë e 200 milionë euro për shëndetësinë falas që sot është në gjendje më të mjerë se ç’e gjetën; kanë dyfishuar tarifat e studimit në universitetet publike. 

Kanë bërë shumë se e gjetën në trajektoren e futjes së vendit në BE dhe sot rrezikojnë edhe vendosjen e vizave se e kanë kthyer Shqipërinë në delen e zezë në Evropë. E keni dëgjuar si përsërisin se shqiptarët do humbasin shumë? I pari që do humbasë është Edi Rama me kryebashkiakët dhe ministrat e korruptuar, që rezulton se ka pasuri në bankat offshore. Do humbasë Vilma Nushi dhe Carapuli që po rrëmbejnë gjithë pasuritë e shqiptarëve. Këta do humbasin shumë se paratë e tyre që janë të shqiptarëve do t’u kthehen shqiptarëve. Ndaj I them Edi Ramës do humbasësh jo shumë, por do humbasësh gjithçka në republikën e re. 

Me këto para të ndyra paguajnë lobingjet për t’i ardhur në ndihmë lavatriçes së parave të pista se kjo është qeveri kriminelësh që do bëjë gjithçka për të mbajtur pushtetin bashkë me krimin. E vetmja garanci për këtë betejë është bashkimi dhe qëndresa jonë deri ën fitore. Me shpifje, me mashtrime, me presione, do të bëjmë gjithçka për tërheqjen tonë, për tërheqjen e PD, Lulzim Bashës, por dua tu garantoj përsëri, të djathtë e të majtë se mund të ndahemi në pikëpamjet tona por që na bashkon vullneti për të pastruar politikën nga krimi dhe mos lejuar Shqipërinë të kthehet në një republikë droge se me zotimin që këtë betejë e ndërmarrë me gëzimin dhe vendosmërinë më të madhe se nuk është për mua dhe fatin e PD por për fatin e çdo shqiptari të ndershëm", tha Basha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat