Basha për darkën Rama-Meta: Markatën e peshkut ta komentojnë tregtarët

Shqipëria

Basha për darkën Rama-Meta: Markatën e peshkut ta komentojnë tregtarët

Më: 3 prill 2017 Në ora: 12:27
Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha nuk ka dashur që të komentojë darkën Rama-Meta të mbajtur mbrëmjen e djeshme tek “Pazari i ri” në Tiranë.

Pasi mbajti fjalën e tij në “Çadrën e Lirisë”, Basha është pyetur nga gazetarët nëse kishte një koment për darkën e mbrëmshme.

“Markatën e peshkut ta komentojnë tregtarët. Nuk komentoj takuimet tek markata e peshkut.

Peshku është qelbur nga koka.

Qeveria ka punuar për ta rrënuar vendin tonë” - është shprehur Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat