Negociatat me mazhorancën? Reagon AK: Ne duam rrëzimin e Ramës

Shqipëria

Negociatat me mazhorancën? Reagon AK: Ne duam rrëzimin e Ramës

Më: 3 prill 2017 Në ora: 16:17
Lulzim Basha

Aleanca Kuqezi e drejtuar nga Kreshnik Spahiu ka reaguar për lajmin e publikuar në opinion.al se kjo parti mund të futet në zgjedhje, përkundër vendimit të opozitës për ti bojkotuar.

Më poshtë deklarata e plotë e AK-së

AK dënon ashpër shpifjen se ka negociata me pushtetin. Aleanca KuqeZi prej 4 vitesh ka objektiv rrëzimin e Edi Ramës si Kryeminisitër. Republika e Re është i vetmi projekt kuqezi për Shqipërinë. Propaganda e pushtetit nuk mund të baltosë kauzën tonë! Edhe vetë media që e publikoi na pranoi pakonfirmimin dhe përgenjeshtrimin tone. Kreshnik Spahiu dhe Lulzim Basha po punojnë së bashku për ti garantuar së bashku zgjedhje të lira.

E vetmja qeveri me të cilën negocion AK është ajo me Lulzim Bashën Kryeministër. AK denoncon publikisht me neveri edhe takimin e djeshëm Rama-Meta tek Pazari i Ri për Pazarin e Vjetër. Fatkeqsisht sërish fatet Shqipërisë ndahen në pazar dhe jo në tryezën e burrave të shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat