Basha: Lëvizja do të vazhdojë deri në themelimin e republikës së re

Shqipëria

Basha: Lëvizja do të vazhdojë deri në themelimin e republikës së re

Më: 4 prill 2017 Në ora: 21:57
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur nga çadra e protestës së opozitës mbrëmjen e së martës, deklaroi “lëvizja e madhe popullore do të vazhdojë deri në themelimin e republikës së re”.

“Kjo lëvizje ka hyrë tashmë në histori. E bëtë ju me qëndresën tuaj. Kurajoja, sakrifica dhe përgjegjësia përcaktojnë fatin e kësaj beteje. Kjo lëvizje e madhe popullore do të vazhdojë deri në themelimin e republikës së re”, tha Basha.

Kreu i PD-së shtoi se “armata civile nuk do të shpërndahet derisa republika e re të jetë realitet kushtetues dhe ligjor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat