Vrau gjyshen dhe veten, tragjedia në familjen e Ersid Currit, 6 viktima në 10 vite

Shqipëria

Vrau gjyshen dhe veten, tragjedia në familjen e Ersid Currit, 6 viktima në 10 vite

Më: 5 prill 2017 Në ora: 09:04
Ersid Curri

Për rreth dhjetë vite, në familjen Curri janë vrarë me armë zjarri gjashtë persona për motive hakmarrje.

Seria e vrasjeve në këtë familje nisi me xhaxhain e 25- vjeçarit (djali i gjyshes së vrarë, Hurme Curri), Enkelejd Curri. Ai u vra në një hotel në kryqëzimin në rrugën që lidh Rrashbullin me qytetin e Shijakut.  Në vitet ‘97, duke shkrehur me armë në rruge, ai gabimisht ka vrarë një të moshuar, ndërkohë ishte kthyer në një person problematik në qytetin bregdetar të Durrësit. Dyshohet se ai u ekzekutua për të marrë hakun e të moshuarës së vrarë. Në datën 27 janar të vitit 2010, në një lokal të Durrësit mbetën të vrarë pas ekzekutimit me armë babai i Ersid Currit, shtetasi Luan Curri, dhe kushëriri i tij, Ani Curri. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë edhe inxhinieri Edmond Shemsi. 

Pas hetimeve rezultoi se shënjestër e kësaj vrasjeje ishte pikërisht Luan Curri. Në dosjen e policisë rezulton se “Rreth orës 22:30 të datës 27.01.2010, në lagjen nr.10 të qytetit të Durrësit, një person i armatosur, (shtetasi Arjan Çelaj), ka hyrë në ambientet e një lokali, në vendin e njohur si ‘Lagjja e Re’ dhe ka qëlluar me breshëri automatiku. Si pasojë mbetën të vrarë tre persona, ndërsa në lokal në momentin e shkrehjes së armës ndodheshin 9 persona, mes tyre edhe viktimat. Luan Curri dhe nipi i tij, Ani Curri, kanë qenë në një tavolinë, ndërsa shtetasi Edmond Shemsi ka qenë në një tjetër tavolinë, duke biseduar me disa të njohur të tij.  

Nga hetimet rezultoi se objektivi ishte Luan Curri, me të cilin autori kishte një konflikt të hershëm”.Shtatë muaj pas vrasjes së Luan Currit, më 14.08.2010 u vra me një ekzekutim mafioz djali i tij, Mario Curri.  19-vjeçari u vra me plumb në kokë. Ndryshe nga rasti i të atit, ku për vrasjen e tij po vuan dënimin një person, krimi i ndodhur te stacioni i furgonëve të linjës për në Tiranë, ku mbeti i vrarë me plumb pas koke Mario Curri, ka mbetur pa autorë.

Mario Curri u vra në mes të ditës dhe në vendin më të populluar me mjete e kalimtarë. 7 vite pas këtyre krimeve të rënda, Ersid Curri dhe gjyshja e tij Hurme Curri u gjetën pa jetë në banesën e tyre. Ata rezultojnë të vrarë me armë zjarri, shkruan “Panorama”. Paraprakisht është dyshuar se i riu në gjendje depresioni ka vrarë gjyshen e më pas veten, por nisur nga seriali i krimeve të mëparshme në familje, policia nuk e përjashton as pistën e vrasjes. Viktima e djeshme Ersid Curri rezulton se ka kryer rreth 10 vite burg për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Klejdi Myzyri (asokohe 14 vjeç). Ai është liruar 1 vit më parë nga burgu, por sipas të afërmve është ndier gjithnjë i kërcënuar për një hakmarrje të mundshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat