Kriza politike, Edi Rama takohet me Shpëtim Idrizin pas propozimit me 7 pika

Shqipëria

Kriza politike, Edi Rama takohet me Shpëtim Idrizin pas propozimit me 7 pika

Më: 5 prill 2017 Në ora: 18:42
Edi Rama dhe Shpetim Idrizi

Kryeministri Edi Rama është takuar me kryetarin e PDIU Shpëtim Idrizi një ditë pasi ky i fundit propozoi një platformë me 7 pika për zgjidhjen e krizës politike.

Takimi mes Ramës dhe Idrizit zgjati rreth 1 orë dhe është diskutuar për këtë çështje. Nuk ka detaje konkrete nga biseda mes tyre.

Më herët Shpëtim Idrizi është takuar edhe me Ilir Metën. Ky i fundit deklaroi se LSI është e gatshme të dorëzojë mandatet e saj nëse opozita e sheh të nevojshme krijimin e një qeverie besimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat