Basha mbledh aleatët, diskutojnë për kryeministrin e qeverisë teknike

Shqipëria

Basha mbledh aleatët, diskutojnë për kryeministrin e qeverisë teknike

Më: 5 prill 2017 Në ora: 20:11
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar përsëri sot një mbledhje me aleatët e PD-së në lidhje me krizën politike në vend.

Takimi i Bashës me aleatët opozitarë u zhvillua në selinë blu.

Mësohet se në takim është diskutuar për kryeministrin e qeverisë teknike. Sipas PD kryeministri i qeverisë teknike nuk duhet të jetë një figurë politike.

Koalicioni Opozitar deklaroi një ditë më parë se krijimi i qeverisë teknike është zgjidhja e vetme për organizimin e zgjedhjeve të ndershme.

Edhe Ilir Meta ka folur për një qeveri besimi dhe tha se LSI është e gatshme të vërë në dispozicion edhe mandatet e saj për zgjidhjen e kësaj krize.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat