Rama lëshon “bombën” për Metën

Shqipëria

Rama lëshon “bombën” për Metën

Më: 6 prill 2017 Në ora: 14:01
Edi Rama, Ilir Meta

Situata politike vazhdon të jetë shumë konfliktuale. Ndërkaq gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Rama ka bërë një deklaratë të fortë, e cila me shumë gjasa i drejtohet aleatit të tij Metës. Edhe pse nuk përmend emra, Rama thotë: "atyre që thonë së s'mund të bëhen zgjedhjet pa opozitën", Rama tha se kjo është nje zgjedhje e sponsorizuar

Ndonëse Meta pranoi të jetë në koalicion me PS-në, theksoi se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë me 18 qershor, ndërsa Rama nuk e ka mbajtur më teksa shprehet në parlament. “Përpjekja për tu thënë shqiptarëve se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen është një zgjedhje e sponsorizuar, e paguar në dorë dhe nën dorë, me para apo pëshqeshe... Nuk është opozita zyrtare ajo që prodhon lirinë por liria ajo që prodhoj opozitën. Një parti mund të jetë mund të mos jetë, disa parti mund të jenë dhe mund të mos jenë', u shpreh Rama ndër të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat