Halla e 17-vjeçares që vdiq në shkollë: Pësoi sulm në zemër, ai qe fati i saj

Shqipëria

Halla e 17-vjeçares që vdiq në shkollë: Pësoi sulm në zemër, ai qe fati i saj

Më: 8 prill 2017 Në ora: 08:55
Shkolla në Fier

Nxënësja e shkollës profesionale në Fier ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti. Ky është rezultati i mjekëve që u është dhënë paraprakisht, familjarëve të 17-vjeçares Ana Rina.

Rreth orës 14:00, vajzës i është dhënë lamtumira e fundit, ndërkohë që mes qindra të afërmëve kanë qënë edhe nxënës të shumtë nga  shkolla “Murialdo” ku ajo studionte për dizajn. Prindërit e saj janë ende të tronditur për tragjedinë e ndodhur në familjen e tyre, pasi sipas të dhënave, 17-vjeçarja nuk ka pasur probleme shëndetësore.

Babai i saj Aleksandër Rina është lajmëruar për t’u paraqitur në shkollë, pasi vajza e tij ishte e sëmurë. Ai është nisur menjëhërë duke besuar atë ç’ka i kanë thënë, pa i shkuar në mendje se kishte ndodhur më e keqja. Kur ka mbërritur në Fier ai ka marrë lajmin e hidhur se e bija ka ndërruar jetë. Paraprakisht familja e ka marrë rezultatin e autopsisë ku ka rezultuar një sulm në zemër. Këtë fakt e ka bërë të ditur dje halla e vajzës, Dafina Rina:

“E kemi pranuar variantin e mjekëve. Nuk dyshojmë për asgjë dhe nuk kërkojmë asgjë. Vajza atë ka pasur fatin e saj. Por mirë e keni se një ike e papritur pa pasur problem lë vend për dyshime, porn ë rastin tonë nuk kemi asnjë problem, jemi të qartë.

Familja kishte një djalë dhe tre vajza bashkë me Rinën. Njerin më të mirë se tjetrin. Punëtorë e të urtë, të edukuar si ata, por fati I lëndoi shumë, ana nuk ishte e fejuar, e çuan të studionte në Fier.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat