Basha: Lëvizja jonë do të mbetet e tillë deri në fitore

Shqipëria

Basha: Lëvizja jonë do të mbetet e tillë deri në fitore

Më: 8 prill 2017 Në ora: 13:24
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë të ditur se partia që ai drejton nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e saja ndaj qeverisë shqiptare.

Duke folur të shtunën nga “Çadra e Lirisë” në ditën e 50-të të saj, ai deklaroi se Shqipëria në këto katër vite u zhyt në depresion dhe dëshpërim.

Basha tha, se “Kjo “Çadër Lirie” u dha shpresë shqiptareve nëpërmjet qëndresës dhe detyrat tona janë të qarta ta ndalim tiraninë.

“Një qeveri jashtë ligjit është tirani dhe tirania përmbyset. Lëvizja jonë do mbetet e tillë deri në fitore. Asgjë nuk ka për të ndryshuar, apo bërë më mirë nëse nuk mposhtim krimin e lidhur me pushtetin dhe pushtetin e lidhur me krimin”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat