Basha – Ramës: Hiq dorë nga kërcënimet, mos ndaj shqiptarët

Shqipëria

Basha – Ramës: Hiq dorë nga kërcënimet, mos ndaj shqiptarët

Më: 9 prill 2017 Në ora: 16:46
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, që ofendoi qytetarët që qëndrojnë në protestë tek çadra e opozitës prej 50 ditësh.

Në një status në Facebook, Basha i drejtohet Ramës duke i thënë që të heqë dorë nga kërcënimet dhe nga ndarjet që bën mes shqiptarëve. Kreu i demokratëve thotë se ai bashkë me qytetarët që kërkojnë ndryshimin, kurse Rama ka zgjedhur të qëndrojë me kriminelët.

Statusi në Facebook i kryetarit të PD Lulzim Basha:

Deklaratat e ditëve të fundit të Edi Ramës për qëndresën e qindra mijëra shqiptarëve kundër qeverisë së tij kanë qenë përçarëse dhe përçmuese ndaj tyre. Në emër të tyre i drejtohem drejtpërdrejt Edi Ramës:

Hiq dorë nga kërcënimet, hiq dorë nga përçarja. Mos i fryj dasisë mes shqiptarëve se ne, që ti na quan të mjerë, vijmë nga Vermoshi në Konispol, nga Korça në Durrës. Ne jemi kudo, gegë dhe toskë, muslimanë e të krishterë, demokratë e socialistë, që pranojmë dhe nuk do të lejojmë një gjë, qeverinë e lidhur me krimin dhe krimin e bërë njësh me pushtetin. Unë jam me të mjerët dhe ne jemi shumica e bashkuar për Republikën e Re, kurse ti ke zgjedhur milionat e kriminelët e parfumosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat