“50 ditë pa u larë”! Basha i kthen përgjigje Ramës: Foli parizieni! Ka ca dëshmi që…

Shqipëria

“50 ditë pa u larë”! Basha i kthen përgjigje Ramës: Foli parizieni! Ka ca dëshmi që…

Më: 9 prill 2017 Në ora: 18:16
Lulzim Basha

Kryeministri ka qenë në Fier këtë të dielë nga ku ka lëshuar batuta për protestuesit e opozitës, që sipas tij kanë 50 ditë që nuk lahen.

 Por i shpejtë ka qenë dhe reagimi i liderit demokrat Lulzim Basha i cili j aka kthyer batutën duke i kujtuar kohën kur Rama jetonte në Paris.

 “Thua për ne që kemi 50 ditë që s’lahemi. Mos nuk lahesh ti se kështu kanë ardhur dëshmitë nga Parisi. Po dhe po të ketë njërez që nuk bëjnë dot dush, më mirë era atyre se parfumi i trafikantëve me të cilët rri çdo ditë. Kjo është çështje shijesh. 

Është dhe çështje bindjesh. Ti ke zgjedhur të rrish me bundrrat e krimit që parfumosen me erën e hashashit dhe ngjyejnë hundët me miellin e bardhë, por unë jam me popullin që ka vendosur të të shporrë ty një herë e mirë bashkë me kriminelët. 

Ndaj minutat që po kalojnë shpresoj të të kthjellojnë, se ne të mjerët jemi plot 3 milionë përballë një çerdheje kusarësh. Përballja do të jetë fatale me krimit por do jetë paqësore, demokratike e evropiane. Mos i fryj përçarjes së shqiptarëve, se ne të mjerët jemi kudo,” tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat