Flet babai i Agim Dakës: Nuk kemi gisht në vrasjen e Artan Cukut, jemi pajtuar në xhami

Shqipëria

Flet babai i Agim Dakës: Nuk kemi gisht në vrasjen e Artan Cukut, jemi pajtuar në xhami

Më: 10 prill 2017 Në ora: 15:04
Ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Artan Cukut

Pas vrasje së ish-oficerit të Policisë së Shtetit, Artan Cukut, para dy ditësh, dyshimet e para të policisë ishte se autorët mund të jenë të afërmit e Agim Dakës, i cili u vetëvra me armën e tij, në kohën kur ai ishte shef i Komisariatit numër 4 në Tiranë.

Por ditën e sotme, në lidhje me atë ngjarje ke folur babi i Agim Dakës, i cili duke mohor se gisht në vrasje, ka rrëfyer se Artan Cukun nuk kishin asnjë problem dhe ishin pajtuar mes tyre, sipas kanunit dhe sipas ligjit.

“Nuk kemi lidhje me vrasjen e Artan Cukut. E kemi mbyllur çështjen dhe jemi pajtuar sipas kanunit. Artan Cuku ka bërë be në xhami se djali im është vetëvrarë. Këtë çështje e kemi mbyllur shumë vite më parë dhe kemi dorëzuar në polici, pamjet filmike të pajtimit të dy familjeve” ka thënë Prelë Daka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat