Vettingu sot në parlament, Bregu takon kreun e ONM-së Calavera

Shqipëria

Vettingu sot në parlament, Bregu takon kreun e ONM-së Calavera

Më: 11 prill 2017 Në ora: 11:44
Majlinda Bregu

Deputetja demokrate e njëkohësisht kryetarja e komisionit parlamentar të integrimit Majlinda Bregu është nisur drejt Brukselit për një sërë takimesh.

Demokratja ka patur një takim me homologun e saj në BE, David McAllister, pjesë e CDU-së së Merkel. Pjesë e axhendës së Bregut në Bruksel janë edhe eurodeputetët Knut Fleckenstein e Eduard Kukan, Guy Verhofstadt, ish kryeministri belg.

Bregu do të takohet edhe me shefen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera, takim i cili zhvillohet pikerisht kur vettingu ka mbërritur në parlament dhe opozita ka deklaruar se nuk do të votojë ngritjen e organeve të vetingut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat