Zbardhet dinamika e vrasjes në Vlorë: Nisën ta qëllonin që nga makina e tyre, pastaj...

Shqipëria

Zbardhet dinamika e vrasjes në Vlorë: Nisën ta qëllonin që nga makina e tyre, pastaj...

Më: 11 prill 2017 Në ora: 13:42
Elidon Mehmeti

Të tjera detaje dalin në lidhje me ekzekutimin e Elidon Mehmetit, i cili u vra të dielën me breshëri automatiku pranë zonë së Skelës në Vlorë.

Sipas një dëshmitari që ka parë ngjarjen, atentatorët e kanë gjëmuar 39 vjeçarin Mehmeti përmes një makine të tipit BMW me targa italiane dhe më pas e kanë qëlluar, nga 3 metra largësi.

Dëshmia

Viktima në një moment ka ndaluar makinën. Atentatorët e kanë shfrytëzuar këtë situatë. Sipas dëshmitarit ata kanë qenë dy persona, njëri prej tyre, pasagjeri ka nxjerrë dorën nga makina dhe fillimisht ka qëlluar rreth 5 herë tek e tek, pas kësaj e ka kthyer në breshëri. 

Më pas ata i janë afruar makinës në një distancë shumë të afërt dhe kanë parë që çdo gjë ka mbaruar. Atëherë ata janë larguar në drejtim të rrugës 10 korriku, më pas kanë zbritur nga Gjykata e Vlorës në një rrugë që është ndërtim dhe pastaj kanë ikur në drejtim të Fierit. 

Fillimisht tek viktima kanë shkuar dy të afërm të tij të cilët kanë tentuar ta dërgojnë në spital me makinë në të cilën ishte viktima, por pasi kanë ecur deri tek rreth rrotullimi ata kanë konstatuar se Elidoni ka qenë i vdekur, shkruan report tv. 

Më pas kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë. Sipas ekspertizës mjekoligjore ka qenë një nga plumbat që ka marrë në arterien e kofshës e cila i ka shkaktuar vdekje. 

Sipas mjekëve ai viktima Elidon Mehmeti ka marrë edhe një plumb në pjesën e barkut ndërsa pjesa më madhe e tyre rreth 5 të tillë e kanë kapur në kurriz.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat