Rama ‘sherr’ me qytetarët

Shqipëria

Rama ‘sherr’ me qytetarët

Më: 11 prill 2017 Në ora: 15:27
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi, përmes një mesazhi në profilin e tij në ‘Facebook’, se pavarësisht se Vettingu mund të bllokohet përkohësisht, reforma nuk mund të ndalohet.

Por, kjo deklaratë ka shkaktuar mjaft reagime nga ana e komentuesve, ku ata i kanë thënë Ramës se drejtësia që ai ka premtuar nuk do të bëhet kurrë.

Replikat

Qytetari: Eshte e vertete qe ekziston nje nen 449 qe amniston krejtesisht politikanet batakcinj dhe fal keshtu perfundimisht krimet e Gerdecit etj?

Rama: Perralla!

Qytetari: Te beni ligj ju te arrestohen politikane eshte sikur te presesh veze nga gjeli. Madje me shkencen e sotme gjeli ka mundesi te beje veze kurse ju jo nje ligj te tille. Do e shohim me kalimin e kohes ku i keni lene shtegjet per te shpetuar kokat tuaja. Nuk harrojme as amnistite qe votuat ne parlament para pak ditesh.

Rama: Parlamenti s’ka votuar asnje amnisti po me mire merru me pulat se gjelat te hutokan ty Dorjan

Qytetari: U hoqën imunitetet, për motivin që do ndëshkoheshin të korrupruarit..

Sa vite kanë kakuar? Sa u kanë dënuar ??.ASNJË!!.Ka shumë gjykatës të korruptuar, por peng marrsit e Shqipërisë nuk janë këto!!..sa prova ka çuar prokuroria, dhe sa ka hetuar ajo, dhe sa janë dënuar??.çështja nuk asht vetingu,por mënyra sesi zbatohet ligji..dhe nqs, gjykatsit, apo prokurorët, nuk vendosen në kondita me ligje të posaçme që, o të dënojnë të korruptuarit, qofshin fiktiv apo pasiv, o ti deklarojë ligji ata të implikuar me ato që priten të dënohen..dhe vetë e ke thënë:

“Shqiptarët protestojnë rrallë., por e bëjnë fuqishëm”.. kalofsh një ditë të mirë..

Rama: Indrit si duket ti nuk e di cfare eshte Vetingu dhe nuk te ve faj, nderkohe qe pa drejtesi reale nuk ka Shqiperi te drejte, kete e dine edhe pulat!

Qytetari: Z Rama eshte I vertet neni I “amnistise”? Nese po, perse amnistuat disa nga padrejtesite me te medha ne Shqiperi?

Rama: Eshte lajm i rreme!

Qytetari: Edi Rama per here te pare ne jeten time po te thom qe ki me humb keq ,jo si kryeminister po Juventusi yt ka me tu deklasu sot ne menyren me te rende au au au au po valla edhe ata shume keq ,ngushellime

Rama: Arlind, mos u ngut, 50 me 50 jane shanset ma beso

Qytetari: Edi rama e ke gabim nuk jan 50 me 50. Juvja e ka humbjen e sigurt ndersa ju fitoren e sigurt. Asnje se ka 50 me 50

Rama: Mondi, kur thua Juve ke thene asgje nuk eshte e pamundur

Qytetari: Vetigu per lesh o xhaxi edi po tault ballisti tha qe vetigu do qoj burg politikanet e korroptu po ti a mundesh me then kshu se i bie qe te shkoni te gjith ne burg ju o kriminela se po e merrni nqaf polullin te majt e te djadht te gjith nje shkoll keni ba o zotri shikonja popullin se po e merrni nqaf o te pa shpirt o kopila se ju jeni te gjith kopila basha i hoxhes e gjith me rradh jeni kopila

Rama: Imer meso te shkruash shqip se te duhet per veten tende se s’i shkon burrit te shkruaje me kembe pule gjuhen e nenes dhe mos shaj shume degjo mua, se s’ka pike lezeti per burrin te flase sikur ka kater kembe

Qytetari: Vetem kalimi ne qeveri teknike shpeton Shqiperine, duhet Republike te Re!

Rama: ah ah ah, Republike e Re eee? Po per cfare na duhet kjo Republika e Re per te shpetuar gjykatesit e politikanet qe s’kane le gje pa i bere ketij populli?! Hiqe Cadren nga truri se te ka bllokuar rruget e mendimit

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat