Presidenti i ri-Kuvendi i kërkon Metës nisjen e procedurave

Shqipëria

Presidenti i ri-Kuvendi i kërkon Metës nisjen e procedurave

Më: 12 prill 2017 Në ora: 15:20

Kuvendi i Shqipërisë përgatitet për nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, ndërsa mandati i Presidentit aktual, Bujar Nishani, përfundon më 24 korrik 2017.

Përmes një letre drejtuar kryeparlamentarit Ilir Meta, e publikuar nga Report TV, Drejtoria e Shërbimit Juridik pranë Kuvendit kërkon nisjen e procedurave për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit.

Letra, e nënshkruar nga drejtori i Shërbimit Juridik, Alban Brati, sqaron se mandati i presidentit në detyrë, Bujar Nishani, përfundon më 24 korrik, ndërsa data 9 korrik është afati i fundit i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Për këtë procedure janë vënë në dijeni dhe grupet parlamentare të Kuvendit.

Sipas ligjit, procedura për zgjedhjen e presidentit të ri duhet të nisë më 18 prill 2017.

Image
Letra drejtuar kryeparlamentarit Ilir Meta
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat