Rama: Pranoj çdo format dialogu me Bashën pa shkelur Kushtetuën

Shqipëria

Rama: Pranoj çdo format dialogu me Bashën pa shkelur Kushtetuën

Më: 12 prill 2017 Në ora: 17:32
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm për çdo lloj formati për dialog me opozitën.

Këtë qëndrim kreu i qeverisë e ka mbajtur në një intervistë ekskluzive për Vizion Plus.

Por kRama shtoi se bisedimet duhet të jenë brenda rendit kushtetues.

“Jam i gatshëm te takohem me kreun e opozitës, Basha, ne çdo vend, te Presidenti, apo cdo vend tjetër, për t’u ulur ne tryeze për dialog. Ne s’duhet te kemi frike nga dialogu. Kushtetua e Shqipërisë e qartë. Deri në fund ka ende kohë. PD nuk do të “vrasë” veten, por do të hyjë në proces. Është detyra jonë që PD-së dhe të tjerëve që kanë nevojë për garanci mund të ndërhyjmë në kodin zgjedhor për të krijuar garanci për opozitën.

Kreu i Qeverisë shqiptare ka shtuar se kjo është një krizë artificiale.

“Çadra bën përpjekje për të transferuar krizën e PD në krizë të Shqipërisë dhe politikës shqiptare. Ju siguroj që nuk do t’ia dalë dot. Kjo është qeveria e besimit dhe kjo është kontrata që ne do ta zbatojmë deri në fund. Nuk do të heq dorë nga kjo përgjegjësi.” – tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat