Surpriza e Manjanit: Policia e Shtetit sot duket krejt tjetër gjë, të vazhdojë kështu!

Shqipëria

Surpriza e Manjanit: Policia e Shtetit sot duket krejt tjetër gjë, të vazhdojë kështu!

Më: 13 prill 2017 Në ora: 11:29
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duket se ka filluar të ndryshojë mendim për sa i përket punës së Policisë së Shtetit.

Aksionet e fundit të bluve, ku vetëm në Përmet u sekuestruar më shumë se 12 ton kanabis, ka bërë që Manjani të shprehet pozitivisht për këto lëvizje.   'Të themi të drejtën, Policia e Shtetit sot duket krejt tjetër gjë! Është në rolin e saj ligjor dhe kjo po jep rezultat! Uroj të vijojë kështu!' thotë ai në një status në Twitter.

Kujtojmë se Manjani ishte një ndër kritikët më të ashpër të punës së ish-ministrit Saimir Tahiri, ndërsa tani me ardhjen e Fatmir Xhafaj në krye të Ministrisë së Brendshme, mendimi ka ndryshuar për ish-ministrin e Drejtësia. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat