Opozita vazhdon të jetë me mendjen tek protestat.
Kryetari i PD, Lulzim Basha mblodhi drejtuesit e PD në rrethe të enjten për të diskutuar për protestën e 7 majit në Kavajë.
Basha u takua në seli me krerët dhe sekretarët e degëve të PD, për përgatitjen e protestës së 7 majit në Kavajë, që përkon me ditën e zgjedhjeve për kryetar bashkie.
“Impenjim i të gjithë degëve, mobilizim i demokratëve dhe i qytetarëve”, kërkoi Basha.