“Washington Post”: BE thirrje opozitës në Shqipëri t'i japë fund bojkotit parlamentar

Shqipëria

“Washington Post”: BE thirrje opozitës në Shqipëri t'i japë fund bojkotit parlamentar

Më: 13 prill 2017 Në ora: 18:12
Shkrimi i "Washington Post"

Prestigjiozja amerikane “Washington Post” i kushton një artikull thirrjes së djeshme të zyrtarëve të alrtë të BE-së, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn, ndaj opozitës shqiptarë për dhënien fund të bojkotit parlamentar.

 “Bashkimi Evropian i bëri thirrje opozitës në Shqipëri t'i japë fund bojkotit të parlamentit dhe të marrin pjesë në nisjen e reformave të drejtësisë, të cilat konsiderohen kyç për përpjekjet e integrimit të vendit në BE.

Shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini dhe komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn lëshuan një deklaratë të përbashkët duke i thënë Shqipërinë të fillojë zbatimin e reformës në drejtësi pasi është "një hap i rëndësishëm për vendin për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian."

Ata thanë se debati politik duhet të bëhet "brenda parlamentit, sipas praktikave demokratike".

Reforma në drejtësi e miratuar vitin e kaluar po pengohet nga bojkoti i opozitës.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha të mërkurën akuzoi "diplomatë të lartë në Tiranë", pa përmendur emra, se po mbështetin përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të vënë sistemin e drejtësisë nën kontrollin e partisë në pushtet. Që nga mesi i shkurtit, mbështetësit e opozitës kanë bllokuar bulevardin kryesor në Tiranë, me një çadër përpara zyrës së Ramës, duke thënë se do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit për shkak se ata pretendojnë se qeveria do të manipulojnë votën me paratë e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat