Frika nga aktet terroriste, Policia e Shtetit në gatishmëri në prag të festave

Shqipëria

Frika nga aktet terroriste, Policia e Shtetit në gatishmëri në prag të festave

Më: 14 prill 2017 Në ora: 09:02
Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për rritjen e sigurisë së qytetarëve në prag të ditëve të Pashkëve.

Policia ka njoftuar se ka përforcuar shërbimin me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë me rastin e Festës së Pashkës. Po ashtu, njoftohet edhe për një plan të veçantë të marrjes së masave në kuadër të rritjes së prezencës së forcave policore në territor, duke parandaluar ndonjë rast kriminal.

Po ashtu Policia e Shtetit njofton se do të shtohet siguria në pikat kufitare si dhe në aeroport, duke shtuar edhe disa sportele në pikat hyrëse.

Policia e Shtetit uron ka uruar gjithashtu të gjithë të krishterët, Gëzuar Pashkët dhe siguron ata dhe të gjithë qytetarët se ka kapacitete të mjaftueshme në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të parandaluar dhe goditur veprimtarinë kriminale në çdo fushë që mund të shfaqet ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat