“Dialogu” fillon: Rama në shesh, Basha në çadër

Shqipëria

“Dialogu” fillon: Rama në shesh, Basha në çadër

Më: 14 prill 2017 Në ora: 09:41
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Edi Rama dhe Lulzim Basha folën në të njëjtën kohë, por fjalimet e tyre u duken si të sinkronizuara për të kundërshtuar njëri-tjetrin në çdo çështje.

Edi Rama: Çadra është mbjellë në zemër të procesit demokratik, se duan t’i zënë rrugen Shqipërisë.

Lulzim Basha: I ka mbyllur dyert Europës duke mbyllur dyert e demokracisë, të ligjit, të drejtësisë, të barazisë, të mundësive përmes paktit që ka lidhur me krimin dhe kriminelët.

Pjesë e rëndësishme e fjalimeve të të dyve ishte edhe qëndrimi i ndërkombëtarëve ndaj situatës.

Lulzim Basha: Ata që nuk kanë sy të shohin drogën, ata që nuk kanë vesh të dëgjojnë për një vend të tërë të skllavëruar në institucione, në ekonomi, në politikë nga droga dhe paratë e drogës, janë ose të papërgjegjshëm, ose të korruptuar.

Edi Rama: Çadra po i merr në gojë të gjithë. Të gjithë të droguar, të gjithë trafikantë, kriminelë shqiptarë, amerikanë, europianë. Veç ata 200 burra në çader janë qelibar. Nuk ka një Shqipëri ku mikut i thuhet mik kur ta bën qejfin dhe pastaj i thuhet trafikant kur të thotë të vërtetën në sy.

Edi Rama me të rinjtë e Tiranës që votojnë për herë të parë dhe Lulzim Basha me protestuesit e çadrës kane analizuar se nga buron forca e kundërshtarit.

Edi Rama: Ata nuk kanë fituar kurrë, veç kur kemi qenë të ndarë. Ata kanë përçarë, përfituar dhe kanë sunduar.

Lulzim Basha: Fakti është se pa krimin, Edi Rama nuk ka as shumicën politike, as shumicën morale, as shumicën institucionale, ndaj ekzistenca e tij politike është e lidhur me krimin.

Kreu i opozitës dhe kryeministri u bënë nga një premtim mbështetësve të tyre.

Lulzim Basha: Mbani mend dhe fiksojeni mirë! Zgjedhje më 18 Qershor nuk do të ketë! Edi Rama do largohet! Një qeveri teknike do t’u hapë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Edi Rama: 18 qershorin nuk e ndal dot askush për të ndaluar fitoren tonë të bëjmë shtet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat