Senatori samerikan takon sot krerët e politikës shqiptare

Shqipëria

Senatori samerikan takon sot krerët e politikës shqiptare

Më: 14 prill 2017 Në ora: 13:16
Senatori amerikan John McCain

Kreu i qeverisë, Edi Rama do të presë sot në zyrën e tij në Kryeministri senatori amerikan John McCain, i cili vjen për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Takimi do të mbahet më orën 18:00, ndërsa dy delegacionet do të kenë edhe një darkë zyrtare pune. McCain vjen në Tiranë në kuadër të një turi në Ballkan dhe do të takohet edhe me presidentin Bujar Nishani, kryetarin e parlamentit Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat