Rama i përgjigjet Nishanit: Provuat që nuk jeni dot i paanshëm

Shqipëria

Rama i përgjigjet Nishanit: Provuat që nuk jeni dot i paanshëm

Më: 14 prill 2017 Në ora: 16:38
Kryeministri Edi Rama

Përgjigjja e Kryeministrit Edi Rama ndaj deklaratave të Presidentit të Republikës nuk vonoi shumë.

Shefi i Qeverisë komentoi përmes rrjeteve sociale. “Zoti President ju meritoni gjithë keqardhjen time për sa sapo thatë!Prapë provuat që nuk jeni dot i paanshëm!”, thotë Rama. 

Lidhur me dialogun me opozitën, Rama përsëriti se “është i gatshëm për dialog”. Më herët, përmes zëdhënëses, Presidenca tha se Kryeministri i vendit ka kërcënuar dhe shantazhuar në mënyrë të njëanshme dhe sistematike institucionin e Presidentit të Republikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat