Vendoset eksploziv në një minierë kromi në Bulqizës

Shqipëria

Vendoset eksploziv në një minierë kromi në Bulqizës

Më: 15 prill 2017 Në ora: 10:32
Ilustrim

Gjatë orëve të vona të natës në Minierën e Kromit Bulqizë, ka shpërthyer lëndë eksplozive.

Policia ka vajtur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar se në Minierën e Kromit Bulqizë, në Galerinë nr 29/50, në thellësinë e saj në 'zonën D', është vendosur lëndë eksplozive.

Burime nga policia e Dibrës bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar armatura prej druri. Në vendin e ngjarjes, sipas policisë, janë gjetur dhe sekuestruar dy copa fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të verdhë të djegur.

Në lidhje me këtë ngjarjes, nga ana e bluve të Dibrës është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar F.B. Policia thotë se për shkak të hetimit, nuk mund të jepen të dhëna të tjera, ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Po ashtu, materialet e deritanishme hetimore ia ka kaluar Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Shkatërrimit të Pronës me eksploziv".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat