Ngërçi politik, Meta: Do i drejtohemi me letër Presidentit të PPE-së, nisim procedurat për Presidentin

Shqipëria

Ngërçi politik, Meta: Do i drejtohemi me letër Presidentit të PPE-së, nisim procedurat për Presidentin

Më: 15 prill 2017 Në ora: 10:42
Ilir Meta dhe Edi Rama

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi sot pas takimit me kryeministrin Edi Rama se qëllimi i takimit ishte rritja e përpjekjeve për të garantuar paprekshmërinë e votës.

“Dëshiroj të theksoj se qëllimi kryesor i takimit ishte rritja e përpjekjeve tona për të garantuar paprekshmëirnë votës së qytetarëve si themeli i bashkejetsës në një shoqëri evropiane. Me këtë rast vullneti për të nisur një dialog pa kushte, që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj legjitimë”, tha Meta.

“Së dyti, kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri por pa paraqitur asnjë emër, apo pa mbështetur asnjë kandidaturë pa dialoguar për të arritur konsensusin me opozitën edhe pse kjo mazhorancë ka gati 90 vota. Së treti, duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të patur besim, sepse mosbesimi është evident, kemi vendosur që t’i drejtohem zyrtarisht Partive Popullore Evropiane ku dhe PD është anëtare, që të asistojë sa më shpejtë të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira, të qeta e të ndershme”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit nënvizoi se toleranca është vendimtare për të krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme..

Takimi Rama-Meta, që u zhvillua në Hotel Tirana, vjen në një moment kur situata politike në Shqipëri është në ngërç për shkak të kërkesës së opozitës për krijimin e një qeveri teknike, që do ta drejtojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në takimin, i cili zgjati rreth 90 minuta, merrnin pjesë kryeministri dhe njëkohësisht kreu i PS, Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi dhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi. Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shoqërohej nga kryetari i grupit të LSI-se, Luan Rama dhe nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.

Përfundon takimi me Ramën, Meta: Ja tre vendimet që kemi marrë

Kreu i LSI-së, Ilir Meta duke folur për gazetarët pas takimit me Edi Ramën, është shprehur se gjatë diskutimit në tryezë janë marrë 3 vendime të rëndësishme.

“Dëshiroj të theksoj se qëllimi i takimit ishte rritja e përpjekjeve tona për garantuar paprekshmërinë  e votës së shqiptarëve që është edhe një angazhim kryesor i marrëveshjes së 22 prillit 2013.

Do të nisim një dialog pa kushte me opozitën dhe drejtuesin e saj.

Kemi vendosur të vazhdojmë procedurat për presidentin e ri, por pa mbështetur asnjë emër asnjë kandidaturë, pa opozitën.

Kemi vendosur ti drejtohemi zyrtarisht PPE-së ku edhe PD është anëtarë që të asistojë sa më shpejt të jetë e mundur në këtë dialog”, u shpreh Meta.

Nis takimi i parë zyrtar Rama-Meta

Aleanca e majtë Edi Rama dhe Ilir Meta kanë mbërritur në ambientet e “Hotel Tirana” ku dhe është takimi i parë zyrtar për rikonfirmimin e koalicionit për “Shqipërinë Europiane” edhe për katër vitet e ardhshme.

Dy kryetarët Rama dhe Meta do të shoqërohen edhe nga dy pjesëtarë secili, Gramoz Ruçi, Ëngjëll Agaçi nga PS, dhe Luan Rama e Petrit Vasili, nga LSI.

Kreu i Kuvendit ka folur për mediat para se të hynte në takim ku u shpreh se marrëveshja e vjetër PS- LSI është në fuqi. Ai tha se ASHE duhet të garantojë paprekshmërinë e votës, pasi nga vota e lirë nis çdo gjë.

Duket se firmosja zyrtare e koalicionit, përveç modaliteteve të brendshme si dhe programit të përbashkët, do ketë pikë të fortë edhe mënyrat e zgjidhjes së krizës aktuale dhe përfshirjes së opozitës në zgjedhje si edhe çështjen e Presidentit të ri të vendit.

Seanca e parë është javën e ardhshme dhe megjithëse e majta i ka votat, ka lëshuar sinjale se do të kërkojë një President konsensual me të djathtën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat