Ish-drejtuesi i lartë i policisë: Çfarë më tha Artan Cuku në telefon 20 minuta para se ta vrisnin

Shqipëria

Ish-drejtuesi i lartë i policisë: Çfarë më tha Artan Cuku në telefon 20 minuta para se ta vrisnin

Më: 15 prill 2017 Në ora: 19:21
Agron Kuliçaj

Ish-zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në “News 24” ka bërë një rrëfim paksa ndryshe, për profilin personal të ish-drejtuesit të policisë së Vlorës, Artan Cukut që u vra në hyrje të banesës së tij në Tiranë pak kohë më parë.

Vetëm 20 minuta para se të vritej kishte komunikuar me ju në telefon? Agron Kuliçaj: “Atë dita kisha lënë të pija një kafe me një mik tonin. Si përditë komunikoja me të.

Rreth orës 20 u takova me mikun tim, duke folur dhe për Cukun. Pas 30 minutash mikut tim i bie telefoni. Atë e njoftojnë se vranë Cukun. Unë isha me të dhe dëgjova bisedën. Unë e  prisja në takim atë, por morëm vesh lajmin tronditës. Ai i shokuar më tha “E vranë”. Duke e njohur Cukun nuk e besoja se mund të vritej në atë formë. Për hir të së vërtetës, ndjeva një peng të madh për të gjithë periudhën e karrierës, se si përfundon oficeri i policisë. Shkuam në vendngjarje, ku takuam kolegë të tjerë, si dhe me familjarët e tij të tronditur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat