Masat e sigurisë për Pashkët

Shqipëria

Masat e sigurisë për Pashkët

Më: 15 prill 2017 Në ora: 20:00
Fatmir Xhafaj, Ministri i Brendshëm

Objektet e kultit të besimit katolik në Shqipëri, po monitorohen nga forca të shumta policie, por edhe nga RENEA, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë me rastin e Festës së Pashkëve.

Zbatimin e planit të masave që Policia e Shtetit ka hartuar për të garantuar rendin e sigurinë në objektet e kultit, u monitorua nga Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Të shtunën ministri Xhafaj ishte në ambientet e kishës katolike, ku takoi edhe efektivët të cilët ishin vendosur aty për të monitoruar situatën.

Gjatë gjithë kohës, ambientet e kishave janë vëzhguar nga dhjetëra efektivë të policisë, por edhe forcave RENEA.

Një ditë më parë Policia bëri publike masat që kishte hartuar për ditët e festës, ku tha se ka kaluar në shërbim të përforcuar, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë me rastin e festës së Pashkëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat