Policia e Shtetit blindon Tiranën

Shqipëria

Policia e Shtetit blindon Tiranën

Më: 16 prill 2017 Në ora: 13:26
Policia shqiptare

Policia e Shtetit ka njoftuar sot se "po vijon me masat e shtuara të marra nga Policia e Shtetit me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Masa jo për panik,- thuhet në njoftim, -  por për të krijuar një ambjent sa më të sigurtë për të festuar festën e Pashkëve."

Makina të blindura dhe forca speciale janë vërejtur sot në sheshet dhe bulevardet kryesore të Tiranës; masat e shtuara kanë nisur që dje, sidomos pranë katedraleve dhe kishave ku u mblodhën për të festuar të krishterët. Ndërkohë mësohet se rreth 60 persona me prirje radikale janë më vëzhgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat