Studimi për Shqipërinë: 1 në 5 fëmijë viktima të bulizmit

Shqipëria

Studimi për Shqipërinë: 1 në 5 fëmijë viktima të bulizmit

Më: 16 prill 2017 Në ora: 15:17
Ilustrim

Një në pesë nxënës janë shprehur se ngacmohen, fyhen apo denigrohen nga bashkëmoshatarët e tyre.

Studimi i parë i realizuar në Shqipëri e vlerëson bulizimin si fenomenin më shqetësues në ambjentet e shkollave.

Psikologu nga Shqipëria, Edmond Dragoti, thotë se format më të përhapura janë ato psikologjike dhe verbale.

Si agresorë ose si viktimë, 1 në 5 nxënës janë të përfshirë në fenomenin e bulizmit.

Ky është studimi i parë kombëtar në vend, që evidenton shkallën e lartë që ka fenomeni i ngacmimeve, fyerjeve apo e denigrimeve në ambjentet e shkollës, kryesisht mes adoleshentëve.

Autorit i studimit, psikologu dhe pedagogu në shkencat sociale Edmond Dragoti shpreh shqetësimin se bullizmi është në nivele të larta.

“Është një fenomen i qëndrueshëm, dmth nxënësi bullohet vazhdimisht dhe si i tillë psikika e tij formohet si viktimë apo agresor në shoqërinë tonë”.

Bulzimi psikologjik dhe ai verbal janë format më të përhapura.

Autorët e studimit e shohin fenomenin më të shtrirë në institucionet arsimore jo publike.

Kur je viktimë e bullizimit pasojat janë të rënda, thonë psikologët.

Këshilli i Europës do të financojë një projekt 600 mijë euro për trajtnimin e adoleshentëve, stafit të mësuesve dhe punonjësit social me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për të frenuar bulizimin, fenomene që në mjaft vende çon adoleshentët drejt izolimit dhe vetëvrasjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat