Ja gjermani që do ‘pajtojë’ Ramen me Bashen. Ka vetëm një kusht

Shqipëria

Ja gjermani që do ‘pajtojë’ Ramen me Bashen. Ka vetëm një kusht

Më: 16 prill 2017 Në ora: 16:44
David McAllister, eurodeputet gjerman

Pas ngecjes së negociatave për t’u ulur në një tryezë me ndërmjetës Presidentin e Republikës, palët dje kanë aktivizuar të deleguarit e tyre për të negociuar një tjetër takim, por përveç tyre është gjetur edhe një negociator i huaj.

Dje Edi Rama ka mandatar si negociator deputetin e PS­së, Taulant Balla, ndërsa Lulzim Basha ka caktuar Oerd Bylykbashin për të diskutuar rreth një takimi të mundshëm. Por burime të gazetës “Panorama” pranë palëve bënë të ditur se për tryezën politike është gjetur edhe negociatori i përshtatshëm. Bëhet fjalë për David McAllister, eurodeputet gjerman, i cili nga marsi mban postin e kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

McAllister është anëtar i Partisë Demokristiane të Angela Merkel, pjesë e Partive Popullore Europiane. Pak ditë më parë ishte Majlinda Bregu, e cila gjatë një vizite në Bruksel pati një takim me të zgjedhurin e ri të Partive Popullore.

Mësohet se McAllister ka shprehur gatishmërinë për të bërë ndërmjetësin mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste Shqiptare, por më parë palët duhet të bien dakord për modalitetet e tryezës.

Burimet e “Panorama” konfirmuan gatishmërinë e tij dhe kontaktet e McAllister, PD­-së, PS­-së dhe LSI-­së kanë filluar tashmë. I vetmi kusht i eurodeputetit është që palët të jenë paraprakisht dakord me atë çfarë do të diskutohet në tryezë. Pa këtë qartësi, McAllister nuk pritet të vijë në Tiranë. Mësohet se kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian është propozuar nga Ilir Meta edhe në takimin me Kryeministrin Rama.

Gjatë tryezës së djeshme u ra dakord që të kërkohet ndihma e Partive Popullore Europiane për të ndërmjetësuar me opozitën shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat