Presidenti Nishani dekoron Kardinalin Ernest Troshani

Shqipëria

Presidenti Nishani dekoron Kardinalin Ernest Troshani

Më: 16 prill 2017 Në ora: 18:59
Ernest Troshani

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka dekoruar kardinalin Ernest Troshani. Gjatë dekorimit, Nishani u shpreh se dekorimi vjen për shkak të meritave që ka Troshani, pasi ka kaluar një jetë të tërë nën vuajtje dhe errësirë.

“Kardinali Ernest Troshani përfaqëson një figurë mjaft të rëndësishme dhe të pastër të Kishës.Ai përfaqëson bijtë më të mirë të fesë së krishterë, që sakrifikuan shumë nga vetvetja për atdheun, kombin. Petku i kuq që mban kardinali simbolizon gjakun e derdhur nga ana e martirëve të Kishës për liri gjatë periudhës komuniste. Ai regjim ishte gjakatar dhe vrau e dënoi në mënyrë barbare dhe të padrejtë klerikët. Të tillë fat të keq kishte edhe Ernest Troshani, një zemër e bardhë që di të bëjë vetëm mirë. Troshani është shembull epik sesi mund të rezistosh ndaj torturave të ashpra e të egra të sistemit komunist”, tha kreu i shtetit shqiptar.

Kardinali Troshani u emërua në këtë post nga ana e Papa Franceskut në nëntor të vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat