Skandal në Gjirokastër, doktorët harrojnë pacientin, ja fjalët e tij të fundit përpara se të hidhej nga dritarja

Shqipëria

Skandal në Gjirokastër, doktorët harrojnë pacientin, ja fjalët e tij të fundit përpara se të hidhej nga dritarja

Më: 16 prill 2017 Në ora: 19:11
Spitali i Gjirokastres

Një 63-vjeçar nga Përmeti i dha fund jetës në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm, duke u hedhur nga dritarja e dhomës në spitalin rajonal “Omer Nishani”, në Gjirokastër.

Dëshmitarët në vendngjarje, të cilët kanë parë gjithë skenën e tmerrshme janë shprehur se i ndjeri ndodhej i shtruar në spital në pritje për t'u operuar nga hernia diskale prej disa ditësh, ndërsa operacioni i tij ishte shtyrë për shkak të mungesës së anestezistëve.

Momentin që vendosi të kryente vetëvrasjen duke u hedhur nga ballkoni i dhomës, siç shkruan Jugu Neës, Gëzim Malkaj ka ngritur zërin disa herë dhe ankohej për dhimbje të mëdha në zonën e poshtme në rrëzë të kofshës dhe kërkonte që të ndërhyhej sa më shpejt.

Pas një situate shumë të rënduar dhe depresionit të madh mendor, Gëzimi, është dëgjuar të thotë: “Unë po shkoj se vetëm kështu do më pushojnë dhimbjet”.

Shokët e dhomës kanë nxituar të ndalojnë aktin e Gëzimit por e kanë pasur të kotë pasi 63 vjecari, ka kapërcyer kangjellat e hekurta të ballkonit të dhomës ku akomodohej dhe u hodh poshtë me kokë.

Familjarët e të ndjerit, mësohet se direkt pas ngjarjes, kanë tërhequr dosjen mjekësore të Malkajt me pretendimin se do ta bënin problem shkakun që solli vdekjen e njeriut të tyre.

Malkajt i është komunikuar dje se do të hynte në sallën e operacionit mëngjesin e të martës pasi e hëna si pushim nuk do të kryheshin operacione të planifikuara.

Policia e Gjirokastrës ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë në pyetje pacientët e dhomës ku akomodohej viktima, por edhe kirugët e spitalit. Sipas grupit hetimor, vdekja ka ardhur si pasojë e hedhjes nga ballkoni me lartësi 13 metra në kushtet e depresionit mendor.

Pacienti bie nga kati i dytë i spitalit dhe vdes, policia nis hetimet

Ka ndërruar jetë një pacient 63-vjeçar në spitalin e Gjirokastrës “Omer Nishani”.

Ai ka humbur jetën sot në mëngjes pasi është rrëzuar nga ballkoni i katit të dytë të godinës.

Sipas policise e cila ka raportuar ngjarjen, viktima quhet Gëzim Malka dhe eshte banor i fshatit Pacom. Mesohet se ai kishte disa ditë i shtruar në kirurgjinë e spitalit rajonal.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Nuk dihet ende nese eshte aksidentale apo vetevrasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat