Dhuna në familje, plaga që nuk po "shkëputet" nga familjet shqiptare

Shqipëria

Dhuna në familje, plaga që nuk po "shkëputet" nga familjet shqiptare

Më: 16 prill 2017 Në ora: 23:26
Ilustrim

Dhuna në familje është ende një dramë e shoqërisë shqiptare, dhe që në masë prek gratë, si viktima të dhunës nga bashkëshorti.

Por rastet janë nga më të ndryshmet. Ka edhe fëmijë që dhunojnë prindërit, nusja që rreh vjehrrin apo e anasjellta.

Më poshtë po listojmë një sërë rastesh që kanë ndodhur vetëm ditën e djeshme në republikën e Shqipërisë.

Në Elbasan, një i moshuar me incialet R.A më në fund ka marrë një urdhër mbrojtje nga gjykata, për shkak se gruaja e djalit e rrihte në mënyrë sistematike. Ajo bashkëjetonte me djalin të moshuarit, shtetasin 25 vjeçar me inicialet D.M. E reja jo vetëm që e rrihte të moshuarin, por ushtronte vazhdimisht dhunë psikologjike mbi të.

Në Fier një nën 51 vjeçare ka arritur të mbrohet ligjërisht pas dhunës që ka duruar për shumë kohë. Personi që e rrihte me grushte dhe që e dhunonte psikologjikisht ishte jo më pak sesa i biri, shtetasi me inicialet F.B, 28 vjeçar.

Në Kukës policia i është kundërpërgjigjur një thirrje që tashmë mesa duket është kthyer në fenonem të gjerë në vend. Dhuna e kryefamiljarit të shtëpisë, kundrejt të gjithë pjesëtarëve të familjes. 57 vjeçari me inicialet H.V godiste kë t’i dilte përpara. Së pari djalin e tij 17 vjeçar, por edhe bashkëshorten 54 vjeçare dhe vajzën e tyre, shtetasen me incialet S.V, 23 vjeç.

Në Dibër policia ka ndaluar një 28 vjeçar pas disa ditë më parë ai ka rrahur barbarisht bashkëshorten e tij, një 25 vjeçare. Shtetasi me inicialet K.H ka ushtruar gjithashtu dhe dhunë psikologjike ndaj gruas së tij, në banesën e tyre.

Së fundmi, një ngjarje në Mat, një grua 54 vjeçare ka marrë urdhër mbrotje nga gjykata, për t’i shpëtuar dhunës sistematike të bashkëshortit të saj, shtetasit me inicialet S.B, 54 vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat