Meta dhe Koka japin mesazhin: Kush fiton, është i fortë!

Shqipëria

Meta dhe Koka japin mesazhin: Kush fiton, është i fortë!

Më: 17 prill 2017 Në ora: 12:33
Shtrëngimi i duarve mes Lefter Koka dhe Ilir Meta

Drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se kanë kaluar një fundjave të këndshme, përtej çdo tension politik që zhvillohet në Tiranë, një lojë volejbolli me të rinjtë ka qenë edhe mënyra më e mirë për të qenë më afër tyre, por edhe për të dhënë mesazhe të rëndësishme.

Kështu, të paktën duket në këtë foto ku gjatë një shtrëngimi duarsh mes ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta, këshilltari i vetë e shoqëron edhe me një dixhiturë domethënëse. “Kush është i fortë nuk fiton, kush fiton është i fortë”. 

Edhe pse vendi është përfshirë në tensione politike mes palëve, që prej mosregjistrimit të partive opozitare në zgjedhje, thirrje për dialog kanë ardhur njëzëri nga drejtuesit e LSI-së, të cilët nuk i shikojnë këto zgjedhje pa opozitën.  Ndërkohë që gjithmonë dhe më shumë përflitet për një ‘krisje’ brenda koalicionit të majtë qeveritar, drejtues të të dy partive kanë mohuar se diçka e tillë është duke ndodhur. Aq më tepër që kjo foto shuan në të njëjtën kohë zërat se edhe vetë brenda LSI-së ka ndasi qëndrimesh për situatën politike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat