Basha e thotë troç: Ky është shtet leshi!

Shqipëria

Basha e thotë troç: Ky është shtet leshi!

Më: 17 prill 2017 Në ora: 12:34
Kryearti i PD-së, Lulzim Basha

Kryearti i PD-së, Lulzim Basha duke folur nga ‘çadra e protestës’ është shprehur se shqiptarët janë në gjendje të mjeruar ekonomie.

Basha tha se lekët që Rama merr nga taksat e rritura, nuk ua kthen qytetarëve, por i mban për vete.

“Problemi në i shqiptarëve sot është gjendja ekonomike. Halli i shqiptarëve është se s’kanë leke, s’kanë lekë për tarifat e uji. Pse nuk ka leke, ku janë lekët. Ku do që shkojë më thonë se ska lekë. Ku janë lekët? Jemi ulur në një vend ku lekët i keni shumë afër.

Një pjesë mblidhen me taksa me të lartë se para katër vjetësh. Taksat janë rritur për të gjithë. Një pjesë i mbledh me faturat e energjisë. Një pjesë i mbledh me faturat e rritura të ujti dhe me çmimin e rritur të karburantit. Ngritëm zërin dhe thamë mos e rrit, por kjo nuk do t’ ja dijë. Por taks e karburantin nuk prek vetëm ata që kanë automjete, por prek këdo. Ku shkojnë partë i mbledh ky. Shteti, shteti i leshit. Është me e pakta që mund t’i them.”, -tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat