Akuza e Ben Blushit: Rama duhet të hiqet si Kryeministër se ka vrarë…

Shqipëria

Akuza e Ben Blushit: Rama duhet të hiqet si Kryeministër se ka vrarë…

Më: 17 prill 2017 Në ora: 12:47
Ben Blushi dhe Edi Rama

Deputeti Ben Blushi, kreu i LIBRA, duke iu referuar të dhënave të fundi nga shkatërrimi që hashashi i bletëve, shkruan sot se Rama duhet të hiqet nga posti, pasi ka ‘vrarë’ bletët.

Në një postim në profilin e tij në facebook, Blushi thotë se pikërisht në një përllogaritje të thjeshtë të dëmit te bletët që mund të kapë vlerën e 60 milionë eurove.

KRYEMINISTRI QË VRET BLETËT 

Edi Rama do mbahet mend per shumë dëme që i ka bërë këtij vendi por një prej tyre është zhdukja e bletëve. Nga mbiprodhimi dhe kultivimi masiv i kanabisit mësohet se afro 40 për qind e koshereve të vendit nuk i kanë rezistuar dot dehjes nga kullotat e hashashit dhe janë shfarosur. 

Nga 360 mijë koshere bletësh që kishim vjet këte vit kemi 140 mijë më pak. Dëmi i llogaritur për bletërritësit shkon deri ne 60 milion euro. A duhen më shumë arsye për ta hequr një Kryeministër që vret bletët?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat