Monika Kryemadhi: Nga sherri Rama – Basha, Shqipëria ka humbur 6 mijë vende pune në 60 ditë

Shqipëria

Monika Kryemadhi: Nga sherri Rama – Basha, Shqipëria ka humbur 6 mijë vende pune në 60 ditë

Më: 17 prill 2017 Në ora: 18:41
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët në Vidhas të Elbasanit, ku foli për të rinjtë dhe punësimin.

Kryemadhi tha ndër të tjera se konfliktet politike në vend sjellin humbje të vendeve të punës. Ajo ka deklaruar se sa herë që Rama sulmon Bashën humbin 10 vende pune dhe anasjelltas, duke shtuar se në 60 ditë që është ngritur çadra, Shqipëria ka humbur 6 mijë vende pune.

“Përpara dy ditësh isha në një takim me disa të rinj, pjesa më e madhe e të cilëve punonin në serat e tyre familjare. Mirëpo ndërkohë ishin edhe të shkolluar. Disa kishin mbaruar për psikolog, disa për mësues dhe më thanë se edhe pse kemi mbaruar këto shkolla, ne prapë punojmë në bizneset familjare, për shkak se nuk shohim dritë jeshile në profesionet tona. Dhe kishin shumë të drejtë. Kjo sepse sa herë që Rama sulmon Bashën humbin 10 vende pune, se ikin nga Shqipëria për diku tjetër. Edhe kur Basha sulmon Ramën ndodh e njëjta gjë. Sa herë që kemi konflikt politik humbin 100 vende pune. Ka 60 ditë që është ngritur çadra. Kjo do të thotë se kemi 6 mijë vende pune më pak”, tha Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat