Rama përdor “batutën” e Skënderbeut: Hashashin nuk e sollëm ne, por e gjetëm mes jush...!

Shqipëria

Rama përdor “batutën” e Skënderbeut: Hashashin nuk e sollëm ne, por e gjetëm mes jush...!

Më: 17 prill 2017 Në ora: 22:33
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka përdorur një frazë të njohur për të shpjeguar fenomenin e kanabisit në Shqipëri...

”Kanabisin nuk e sollëm ne, po e gjetëm mes jush, në formën e një republike autonome”.

Duke përdorur frazën e filmit të Skënderbeut, Rama ka theksuar se kanabizimi i Shqipërisë nuk ka ndodhur në qeverisjen e tij, por ka qenë i pranishëm prej kaherë.

“Hashashin nuk e sollëm ne po e gjetëm mes jush, në formën e një republike autonome. Në 2013 lufta kundër hashashit ishte pothuajse ineksiztente dhe nuk ekzistonte në asnjë prej deklaratave të policisë. Ky është viti i fundit kundër këtij fenomeni dhe ne jemi gati për t’i dhënë fund gjithë kësaj industrie. Nisi me luftën kundër shfarosjes në republikën e turpit që ishte Lazarati dhe do të vazhdojë me shfarosjen në gjithë Shqipërinë”, u shpreh Rama gjatë interviostës në emisionin "Dritare". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat