Basha rikthehet në çadër: Nuk tërhiqemi!

Shqipëria

Basha rikthehet në çadër: Nuk tërhiqemi!

Më: 17 prill 2017 Në ora: 22:55
Lulzim Basha

Pak orë pas takimit me Sigmar Gabriel, Lulzim Basha u rikthye në çadrën e protestës dhe në fjalimin e mbajtur u shfaq i vendosur për të mos u tërhequr nga bojkoti dhe protesta.

“Ka vetëm një rrugë sesi mund të përfundojë dhe do të përfundojë kjo betejë, rrugët e tjera janë antihistorike! Rrugët tjera i shkojnë asaj shprehjes që thotë kombet shuhen përmbi dhe. Këto 60 ditë sakrificë dhe sado të tjera të duhen kanë vendosur njëherë e mirë se Shqipëria nuk do të shuhet as nga krimi, as nga droga, as nga emigracioni! Jemi këtu për të përfunduar ëndrrën që bashkë e nisëm; Shqipërinë si gjithë Europa përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe republikës së qytetarëve shqiptarë. Atyre që ngazëllehen me mesazhe antiopozitë, që janë shushunjat e republikës së vjetër u them; mos hani mjaltë shumë shpejt se nuk e keni hesapin vetëm me opozitën, apo me Partinë Demokratike. E keni me një popull të tërë që nuk kthehet mbrapsht”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat