Zgjedhjet qendrore, shtyhet përsëri afati i regjistrimit të koalicioneve

Shqipëria

Zgjedhjet qendrore, shtyhet përsëri afati i regjistrimit të koalicioneve

Më: 18 prill 2017 Në ora: 19:13
Mbledhje e KQZ-së

Data 19 prill nuk do të jetë afati i fundit që palët të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si pjesë e koalicioneve garuese për zgjedhjet e 18 qershorit. Mes aktoreve politikë po diskutohet që afati përfundimtar të jetë data 2 maj. Shtyrja e afatit për herë të tretë, vjen si pasojë e situatës politike dhe ngërçit mes partive, ku opozita prej me shumë se 2 muajsh kërcënon me bojkot të zgjedhjeve.  Së pari u tejkalua data 10 prill si data limit kur partitë mund të regjistroheshin për zgjedhje, dhe tashmë “digjet” edhe 19 prilli.

Brenda 29 prillit çdo parti duhet te paraqesë listën e kandidatëve për deputetë, por duke qenë se kjo ditë qëllon e shtunë dhe 30 prilli e diel, datat do të zëvendësohen duke bërë që 2 maji të jetë afati kur do të mësojmë nëse do të ketë parti, koalicione apo kandidatë që do të marrin pjesë në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat