Nishani: Nevojitet dialog që të arrihet kompromisi mes forcave politike

Shqipëria

Nishani: Nevojitet dialog që të arrihet kompromisi mes forcave politike

Më: 18 prill 2017 Në ora: 19:14
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani i ka dhënë më shumë jehonë zërave që kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha të mund të ulen në tryezë të bisedimeve për të zgjidhur krizën e rëndë politike që është duke kaluar vendi.

“Unë nuk kam pasur takim me ministrin e Jashtëm gjerman. Nuk komentoj deklaratat e diplomatëve të huaj. Pa dyshim që Shqipëria ka te Gjermania një aleat të madh, të pazëvendësueshëm. Ka një vend mik, aleat strategjik dhe të pazëvendësueshëm për shqiptarët”, tha Nishani. Në lidhje me deklaratën e kryediplomatit gjerman Sigmar Gabriel që i kërkoi opozitës të rikthehet në parlament, kreu i shtetit nuk pranoi të komentojë, por vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë, aleate strategjike siç e cilësoi ai.

“Historia na ka mësuar se dialogu është rruga më e mirë. Dialogu dhe mirëkuptimi, sikundër edhe  kompromisi dhe respektimi i standardeve janë të detyrueshme për të gjitha palët politike”, u shpreh kreu i shtetit shqiptar. Këto deklarata Nishani i ka bërë nga Berati, ku ka zhvilluar një vizitë në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve arkeologjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat