Presidenti i ri, sot mbahet raundi i parë

Shqipëria

Presidenti i ri, sot mbahet raundi i parë

Më: 19 prill 2017 Në ora: 09:18
Presidenca shqiptare

Edhe pse prej më shumë se 60 ditësh opozita ka bojkotuar jetën parlamentare, sot Kuvendi mblidhet në seancën e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Sipas Kushtetutës në fillim duhet do të diskutohet në Komisionin e Ligjeve kandidaturat e propozuara për këtë post, por për shkak të mungesës së emrave seanca e sotme do të jetë formale dhe një mundësi për t’i bërë thirrje opozitës për konsensus.

Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës zhvillohen 5 raunde votimi.

Në 3 raundet e para, Kreu i Shtetit zgjidhet me 84 vota, ndërsa në dy raundet e fundit zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.

Nëse Kuvendi nuk do të arrijë të zgjedhë Presidentin edhe në raundin e pestë ai shpërndahet dhe shkohet në zgjedhje, të cilat zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat