Propozimi, “kush dorëzon një armë të marrë një lap top”

Shqipëria

Propozimi, “kush dorëzon një armë të marrë një lap top”

Më: 19 prill 2017 Në ora: 09:46
Mbledhja e Komisionit të Sigurisë

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë për shtyrjen e ligjit për dorëzimin e armëve, deputetët e mazhorancës propozuan stimuj për qytetarët.

Deputeti i PS Paulin Sterkaj deklaroi: “Unë do të kisha propozuar një armë, një vit internet pa pagesë, një armë një lap top, një armë një kompjuter”.

Deputeti i LSI-së, Flamur Çela, u shpreh: “Janë armë potenciale për krime të cilat ndodhin edhe në momente gjaknxehtësie dhe janë një derë burgu për secilin që e ka në shtëpi në mënyrë të pavullnetshme. Ju lutem dorëzojeni”.

Amnistia për dorëzimin e armëve parashikon që të mos ketë penalitete ligjore për ata që e dorëzojnë vullnetarisht armën e mbajtur pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat