Regjistrimi i koalicioneve për zgjedhjet, PS – LSI i shkruajnë KQZ-së të shtyjë datën

Shqipëria

Regjistrimi i koalicioneve për zgjedhjet, PS – LSI i shkruajnë KQZ-së të shtyjë datën

Më: 19 prill 2017 Në ora: 10:45
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS-se, Gramoz Ruçi

Në ditën e fundit regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku i kërkojnë shtyrjen e afatit të regjistrimit.

 Kjo letër mban firmën e dy krerëve të grupeve parlamentare të PS-LSI dhe kërkohet nga KQZ shtyrja e afatit në kohën kur opozita ende vijon bojkotin e saj.

“Partia Socialiste, Levizja Socialiste per Integrim dhe partite e tjera te Aleances per

Shqiperine Europiane jane ne perpjekje te vazhdueshme per te negociuar me opoziten, per te mundesuar pjesemarrjen e plote te te gjithe spektrit ekzistues politik te vendit ne zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 18.06.2017.

Ne kete kontekst social-politik, i cili nuk mund te neglizhohet nga asnje institucion publik ne vend e, aq me pak nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kerkojme nga ana juaj nje qendrim ne lidhje me mundesine per te shtyre afatin e regjistrimit te partive politike ne zgjedhje (neni 64 i Kodit Zgjedhor) dhe te regjistrimit te koalicioneve zgjedhore (neni 65 i Kodit Zgjedhor).

Ne gjykimin tone, tejkalimi i afateve te parashikuara nga nenet 64 dhe 65 te Kodit Zgjedhor me disa dite, ne nderkohe qe nuk do te sillte asnje pasoje penalizuese, nga ana tjeter do te kontribuonte per te krijuar hapesira per te siguruar nje proces sa me gjitheperfshires”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat