Presidenti i ri, diskutime në Komisionin e Ligjeve një orë para seancës

Shqipëria

Presidenti i ri, diskutime në Komisionin e Ligjeve një orë para seancës

Më: 19 prill 2017 Në ora: 12:44
Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi

Është shtyrë sot mbledhja e Komisionit të Ligjeve për diskutimin e emrave për president, mbledhje e cila parashikohej të mbahej në orën 10:00.

Mësohet se mbledhja në fjalë është shtyrë për në orën 17:00, një orë përpara seancës parlamentare që do të jetë raundi i parë i votimit të zgjedhjes së presidentit.

Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi u shpreh se mbledhja është shtyrë për pasdite pasi gjatë kësaj kohe mund të ketë kandidatura për presidentin e ri.  “Shtyrja e komisionit është bërë pasi gjatë kësaj kohe mund të ketë kandidatura”, tha Vasilika Hysi.

Sipas Kushtetutës, në raundin e parë presidenti zgjidhet me votim me shumicë të cilësuar, me 3/5-n e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Megjithatë gjasat janë që mazhoranca të mos paraqesë asnjë kandidaturë me qëllim që gjendet gjuha e konsensusit me opozitën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat