Zguri: KQZ nuk shtyn afatin e regjistrimit të koalicioneve pa marrëveshje politike

Shqipëria

Zguri: KQZ nuk shtyn afatin e regjistrimit të koalicioneve pa marrëveshje politike

Më: 19 prill 2017 Në ora: 13:02
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Anëtari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Klement Zguri, ka reaguar ndaj kërkesës së PS-LSI për shtyrje të afatit të regjistrimit të partive dhe koalicioneve për garën e 18 qershorit.

Zguri e cilëson kërkesën e dy partive jo legjitime dhe që sipas tij do të prishte zgjedhjet. “Sot është data ligjore për të përfunduar regjistrimi. Kërkesa e dy partive nuk është legjitime. Kërkuesit nuk kanë autorizim për këtë kërkesë. Përmbajtja e saj prek zgjedhjet, i prish ato”, tha ai ne ora news. Zguri thotë se KQZ nuk mund të shtyjë afatin e regjistrimit, duke shtuar se kjo mund të ndodhë vetëm nëse ka një marrëveshje politike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat