Deputeti demokrat 'zbërthen' Ramën nga koka te këmbët: Vetëm kravata i bën 1200 euro...

Shqipëria

Deputeti demokrat 'zbërthen' Ramën nga koka te këmbët: Vetëm kravata i bën 1200 euro...

Më: 19 prill 2017 Në ora: 13:08
Kryeministri Edi Rama

Edhe pse opozita prej dy muajsh ka bojkotuar punimet në Kuvendin e Shqipërisë, duket se vëmendja ndaj çfarë ndodh në seancat plenare nuk largohet asnjëherë.

Të paktën kështu ka ndodhur edhe me seancën plenare, ku ajo çfarë ka rënë më shumë në sy ka qenë dhe veshja e kryeministrit Edi Rama, i cili kishte zgjedhur që kostumin serioz ta kombinonte me një palë atlete të bardha. Paska stil i veçantë, por që nuk i ka shpëtuar syrit kritik të deputetit demokrat Gent Strazimiri. Ai në një status në Facebook bën edhe një përshkrim të veshjes së Ramës që ka shifrën e disa mijëra eurove.

Statusi 

 "Këmishën me porosi- 800 euro,

- kravatën e personalizuar- 1200 euro,

- kostumin sartorial- 5000 euro,

- atletet "Adidas" (të bardha borë)- 600 euro,

- çorapet... si atletet.... - 200 euro...

... nga e mori vesh që jam pallë mër burrë...?!"

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat